-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Donald Trump paraqitet në burgun e Xhorxhias: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.

Qëndrimi i manjati në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si të dyshuar.

Trump u la i lirë kundrejt një garancie prej 200,000 dollarësh dhe më pas udhëtoi me avionin e tij privat për në Nju Xhersi, ku ka një nga rezidencat.

Përpara se të hipte në avion, ish-presidenti Trump përsëriti pretendimin e tij se prokuroria në Xhorxhia, ashtu si dhe ata në paditë e tjera me të cilat ai përballet, është e motivuar politikisht.

“Ajo që po ndodh këtu është një farsë e sistemit të drejtësisë. Nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe të gjithë e dinë këtë”, tha Trump.

Dorëzimi i zotit Trump erdhi një ditë pas debatit presidencial ndërmjet rivalëve të tij kryesorë në kampin republikan, garë kjo në të cilën ai vazhdon të kryesojë pavarësisht problemeve të shumta ligjore.

Aktpadia e ngritur nga prokuroria e Fultonit në Xhorxhia, është çështja e katërt penale kundër Trump që nga muaji mars, kur u bë ish presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballej me aktpadi. Ai po përballet me akuza federale në Florida dhe Uashington.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img