-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vajza 14-vjeçare që u zhduk në Podujevë dyshohet se u sulmua seksualisht nga një i rritur – zbulohen detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Podujevë, ku një vajzë e mitur, e moshës 14-vjeçare është raportuar e zhdukur nga nëna e saj. Për orë të tëra nuk dihej asgjë për fatin e saj, derisa u detyruaj ta denoncojnë rastin në Polici për ta gjetur të bijën. Sinjali ka mësuar se si ndodhi rasti dhe ju sjellë detajet.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vajza e cila ishte raportuar si e zhdukur, ishte kërkuar në disa lokacione nga familja por që nuk kishin arritur që ta gjejnë. Nëna e të miturës kishte deklaruar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia në pikë të mëngjesit dhe nuk kishin informacione për vendndodhjen e saj.

Si rezultat i denoncimit, Policia u aktivizua, me ç’rast kanë arritur që pas më shumë se 12 orësh prej kur ishte larguar, ta gjejnë nën shoqërinë e një personi të moshës 22-vjeçare.

Të njëjtat burime thonë se sipas informacioneve të para, dyshohët se viktima është sulmuar seksualisht nga i dyshuari, i cili më pas është arrestuar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Sulm seksual”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img