2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Daja flet pas fitores së Ballkanit, e dominum kundërshtarin, fitore e merituar

Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League.

Kampioni i Kosovës mposhti Bate Borisovin në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 4-1, shkruan IndeksOnline.

Dy gola nga Bleart Tolaj dhe nga një gol i Bajram Jashanicës e Armend Thaqit i dhanë fitoren skuadrës së Ballkanit.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ilir Daja tha se ishte një fitore e merituar pasi e dominuan kundërshtarin.

“Kjo fitore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është rikuperuar dhe i urojmë rikthim sa më të shpejtë. Kjo fitore shkon për tifozët e Suharekës, tifozët kosovarë – kjo fitore i shkon për këta djemë që nuk dorëzohen kurrë”, tha fillimisht Daja për SuperSport.

“Kemi dominuar kundërshtarin, me raste, me lojë, me gola. Kemi humbur raste, por kemi shënuar. Rezultati 4-1 në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari me kogja eksperiencë – sigurisht se është fitore bindëse për çunat. Sukseset e Ballkanit janë sukseset e Kosovës”.

“Kemi shtatë ndeshje, gjashtë fitore, një humbje, unë nuk merrem, por le të merren specialistët me një humbje se nuk po i zë gjumi në darkë”, përfundoi Daja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img