3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ankesa e Dinamos së Ferizajit, KAS kërkon nga FFK-ja të ta zbatojë menjëherë vendimin

Këshilli për Arbitrazh Sportiv ka reaguar në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv me ankesën e KF Dinamo nga Ferizaj.

Kjo gjykatë i dha të drejtë ekipit ferizajas që të kthehet në grupin B të Ligës së Parë.

KAS i bëri thirrje Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës që të dërmerrë të gjitha veprimet për zbatimin e Vendimit të GJAS-it në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaji kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëkohësisht të merr masa ndaj atyre që nuk e zbatuan Vendimin e GJAS-it.

Reagimi i plotë:

Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) në mbledhjen e mbajtur me datë 22 Gusht 2023 shqyrtoi rastin e moszbatimit të Vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS) nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaj. Kjo situatë është e papranueshme, sepse KAS është organi më i lartë i gjygjësisë sportive në vend dhe ankesa/ padia që hyn në në kompetencë të KAS-it është mjeti i fundit jashtëzakonshëm juridik në vend.

Vendimet e KAS-it, respektivisht GJAS-it janë të formës së prerë dhe ankesa kundër këtyre vendimeve mund te parashtrohet vetëm ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv i bënë thirrje Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës që të ndërmerrë të gjitha veprimet për zbatimin e Vendimit të GJAS-it në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaji kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëkohësisht të merr masa ndaj atyre që nuk e zbatuan Vendimin e GJAS-it.

Këshilli për Arbitrazh Sportiv

Kryetari, Eroll Salihu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img