13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Godet Rrahman Jasharaj: Qeveria “Kurti” shembulli më i keq, mungojnë librat, ndërsa na fyejnë për mossuksese në arsim

Prindërve do t‘iu duhet të aplikojnë në platformën online të Qeverisë, E-Kosova, për sigurimin e mjeteve për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Rimburësimin e këtyre mjeteve do ta bëjë Ministria e Arsimit, pasi kjo e fundit dështoi të lidh kontratë me ndonjë shtëpi botuese për shkak, siç thonë ata, të çmimit të lartë të ofertuesve.

Procesi i aplikimit dhe rimburësimit po shihet se diçka e vështirë nga kryesindikalisti i këtij dikasteri, Rrahman Jasharaj.

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Front Online thotë se ka prindër që nuk dinë të aplikojnë dhe nuk i njohin këto procedura.

Ai thotë se dy javët e para do të shkojnë pa tekste shkollore.

“Aplikimi zgjat, ka prindër që nuk kanë fare mundësi dhe nuk dinë të aplikojnë në E Kosova, sepse nuk është një procedurë e lehtë, pastaj do të zgjatë procedura e blerjes e teksteve, ngase ka komuna të vogla që ndoshta nuk kanë fare librari, në qytete ka librari por ato tashmë merren me punë të tjera dhe do të jetë për herë të parë detyre e tyre të merren me tekste shkollore dhe kam frikë se dy tri javë të shtatorit do të shkojnë kështu me tekste, pa tekste dhe e keqja e madhe do të ketë prindër se mbase edhe nuk do të munden t’i blejnë me kohë”, u shpreh ai për Front Online.

E për këtë, Jasharaj fajëson ministren, Arbërie Nagavci.

Ai në një intervistë për Front Online thotë se për çështjen e pajisjes me tekste shkollore është dashur përgatitjet të nisin nga muaji prill.

“I vetmi fajtor në këtë situatë të krijuar është MASHT-i, zonja Nagavci ngase është dashur që nga prilli të këtij viti të filloj në me përgatitjet, të fillojnë me përzgjedhjen e teksteve, me përzgjedhjen e botuesve”, deklaroi ai për Front Online.

 

Rrahman Jasharaj: Mësimi nisë pa tekste shkollore, pastaj po na fyejnë për rezultatet në arsim

 

Kresindikalisti Rrahman Jasharaj në një intervistë për Front Online thotë se edhe pas fjalëve të mëdha të Qeverisë, shkollat e Kosovës nuk i ngjajnë shekullit XXI.

“Përkundër propozimeve dhe fjalëve të mëdha të Kurtit dhe Nagavcit dhe Qeverisë, ne kemi pritur që shkollat tona të fillojnë t’i ngjajnë shekullit XXI, do të fillojë të ndajë shteti mjete për të pasur laptop dhe projektor por ende në vitin 2023-2024 ne ende të mbesim të shqetësuar e prindërit edhe më të shqetësuar se a do të ketë, kur do të vijnë librat, kur do t’i blejnë dhe si do t’i blejnë”, u shpreh ai për Front Online.

Mësimi nisë pa tekste shkollore, Jasharaj thotë se pastaj po fyhen për sukseset në arsim.

“Këtë vit shkollor po e fillojmë pa tekste shkollore që fatkeqësisht në Kosovë pas sa vite pas lufte ende i vetmi mjet i punës është libri, teksti shkollor, shpuza dhe shkumësi dhe pastaj na fyejnë e na shajnë pse sukseset nuk janë më të mëdha në arsim”, tha ai për Front Online.

 

Kryesindikalisti i Arsimit: Mohimi i dialogut është shkollë e instaluar nga Albin Kurti, shembulli më i keq

 

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se Qeveritë e kaluara kanë qenë në dialog të vazhdueshëm me këtë sindikatë.

Ndërsa me këtë aktualen nuk është e njëjta.

“Te qeveritë para kësaj, ka qenë traditë dhe ka qenë një komunikim edhe kur jemi përplasë, edhe kur nuk jemi pajtuar nuk është mbyllur dera as në SBASHK, e as në qeveri. Çdo herë kemi ditur se çfarë po ndodh, cilat janë idetë e MASHT-it, dhe MASHT-i e ka ditur gjithmonë se cilat janë idetë dhe kundërshtimet tona. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, e sidomos nga greva e tutje çdo komunikim është mbyllur pa fajin tonë”, thotë ai.

Sipas Jasharajt, kjo është shkollë e instaluar nga kryeministri Kurti me ministra.

“Ky mohim i dialogut tregon shkollën që e ka instalu zoti Kurti, Hekuran Murati dhe ministrat tjerë që mos të dialogohet, që mos të përfillen kërkesat e palës tjetër dhe po them që Qeveria Kurti është shembulli më i keq i mungesës së dialogut i qasjes tepër të gabuar ndaj sindikatave, por jo vetëm ndaj nesh, por ndaj kujtdo që thotë diçka pak më ndryshe se ata vet”, thotë ai për Front Online.

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj kërkon nga mësimdhënësit që t’i tolerojë nxënësit që shkojnë pa libra në shkollë.

Ai bënë thirrje që në javën e parë të mos fillohet me mësime të reja.

“Të hënën do të fillojë mësimi i rregullt, por do të fillojë pa tekste shkollore. Unë i lus mësimdhënësit e Kosovës që më së shumti të kenë kujdes për ata nxënës që na vijnë në shkollë pa tekste. I lutem kolegëve për ata fëmijë që në javën e parë ta kalojnë me përsëritje nga viti i kaluar shkollorë”, thotë ai.

 

Jasharaj: Librat është dashur të bliheshin edhe me çmime të shtrenjta

 

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj thotë se Qeveria “Kurti” do të duhej t’i blinte librat edhe me çmime të shtrenjta.

“Nagavci, ministria e Arsimit, Qeveria Kurti kanë bërë një diçka që nuk është dashur as të mendohet, është dashur të gjinden ku janë e ku s’janë mjetet, që të kemi tekste shkollore që nga klasa e 1 deri e 9-të, qoftë edhe me çmime të shtrenjta”, tha ai.

Ai thotë se nisjes së procesit mësimor nuk iu është gëzuar kryeministri Kurti e as ministrja Nagavci.

“Të vetmit njerëz që nuk janë gëzuar që nuk ka grevë sivjet janë kryeministri Kurti dhe zonja Nagavci. Po të kishte grevë, zonja Nagavci do të gëzohej në heshtje kurse neve para mediave do të na fyente e do të na shante. I ka shkuar e tërë vera pa e bërë zgjidhjen për tekstet shkollore”, u shpreh ai në një intervistë për Front Online.

Nga viti 2008, Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore.

Me propozimin për ndryshimin e kësaj praktike ka dalë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.

Kjo sipas Nagavcit, institucioni që drejton, ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img