13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Në veri shumë shpejt pritet të ndërtohen 10 shtëpi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të 10 shtëpive në veri të Mitrovicës.

Aliu bëri të ditur se më 23 gusht të këtij viti është realizuar takimi i parë mes kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, me kryefamiljarët të cilët janë përfitues të shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e tyre.

“Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës, ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë”, tha Aliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img