Skuadra kosovare Prishtina e Re, ka bërë një nga goditjet më të mëdha në tregun e transferimeve.
Ata kanë zyrtarizuar qëndër sulmuesin Daniel Tueto Fotso, shkruan IndeksOnline.
20-vjeçari më herët ishte pjesë e skuadrës së njohur italiane AS Roma.
Daniel është nga Kameruni. Si futbollist është zhvilluar kryesisht në Itali, tek Atalanta fillimisht, por më vonë ishte pjesë e akademisë së gjigantit AS Roma ku luajti deri në 18 vjeç. Pas Romës u transferua në Dinamo Zagreb II. Danieli ka qenë edhe reprezentues i Kamerunit U-23!
Ai pritet që shumë shpejtë të bëj debutimin me skuadrën Prishtina e Re.