Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jeohna Lushtaku-Sadriu ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ku ka akuzuar prokurorinë speciale.
Lushtaku-Sadriu tha se në mes skandaleve, qeveria ka goditur prokurorinë me video propagandizuese.
Postimi i plotë:
QEVERIA KURTI CËNON RENDIN KUSHTETUES DEMOKRATIK TË KOSOVËS
E humbur në mes të skandaleve, sot qeveria paska vendosur t’a godet prokurorinë me video propagandizuese.
Çka të thuhet për një:
• Qeveri që po rrezikon rendin demokratik të vendit-ndarjen e pushteteve!;
• Qeveri që angazhimin dhe energjine e saj e përdor veq në PROPAGANDË e KRIZA për të mbijetuar;
• Qeveri që në vend të rezultateve servon KORRUPSION, ARROGANCË e PAAFTËSI për zgjidhje problemesh,
• Qeveri që nuk ka realizuar as gjysmën e aktiviteteve të parapara.
Në shërbim të kujt ështe Qeveria Kurti?
Në shërbim të qytetarëve e shtetit të Kosovës, JO!