3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit për sulmin me granatë dore në disa lokale në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve A.D., dhe G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ nga neni 356 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me datë 09 qershor 2023, i pandehuri G.H, e dërgon me veturë të pandehurin A.D., në rrugën “11 Marsi 1981“, i cili vazhdon deri në sheshin e qytetit dhe duke qëndruar përballë disa lokaleve, e hedhë mjetin e rrezikshëm – granatën e dorës, me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin A.D., dhe G.H., do të mbahet ditën e premte (25 gusht 2023) para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img