Ballkani e ka gjetur zëvendësuesin e Albion Rrahmanit.
Kampioni i Kosovës e ka zyrtarizuar sot përforcimin më të ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur kosovar, Arb Manaj, shkruan “Gazeta Express”.
Pas eksperiencave në Turqi dhe në Kroaci, futbollisti klinas rikthehet kështu në futbollin kosovar.
Së fundmi, ai ishte pjesë e ekipit kroat Slaven Belupo.