Bashkimi Evropian deklaroi se do të zbatojë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, dhe do të zgjerojë kufizimet në sektorin e investimeve dhe të shërbimeve.
Sipas deklaratës po atë ditë, BE-ja vendosi ndalimin e investimeve në fushën e armëve, metalurgjisë, hapësirës ajrore etj.
Bashkimi Europian vendosi të kufizojë gjithashtu shërbimet ndaj individëve apo ndërmarrjeve në fushat e industrisë kimike, minierave, nxjerrjes së naftës etj.
Përveç këtyre, BE-ja listoi 4 veta në “listën e zezë”, duke e çuar në 41 numrin e personave që janë të kufizuar në udhëtime dhe iu është ngrirë pasuria.
Në deklaratë thuhet se shtimi i sanksioneve të BE-së erdhi pasi testet balistike verikoreane kanë shkelur disa rezultate të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kanë shkaktuar kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare.