Krahas Ballkanit, sonte do të zbresin në fushën e blertë edhe dy ekipe të tjera shqiptare, që do të luajnë në garat evropiane.
Partizani i Tiranës dhe Struga do t’i zhvillojnë ndeshjet përkatëse në fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës.
Skuadra nga Tirana lojën e parë do ta zhvillojë në udhëtim, respektivisht në Azerbajxhan ndaj Astanas.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 16:00 me kohën tonë lokale.
Ekipi kryeqytetas do të mundohet të sigurojë rezultat të favorshëm në udhëtim, për ta pritur më pas më i qetë ndeshjen e kthimit në Tiranë pas një jave.
Por, futbollistët dhe trajneri i Partizanit janë të vetëdijshëm se Astana është favorite.