Një shtetase e Shqipërisë është kanosur përmes celularit nga një kosovar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje në Prizren dhe se ende nuk ka të arrestuar.
“Prizren 23.08.2023 – 16:10. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se përmes telefonit celular është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./GazetaDemos/