2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deficit tregtar është më i lartë për 4,4% në korrikun e këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit 2022

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4,4% në muajin korrik 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 444,7 milion euro, krahasuar me deficitin prej 426,1 milion euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 13,1%.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia i Statistikave të Kosovës.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 kishte vlerën 67,3 milion euro, ndërsa importi 512,0 milion euro, që është një rënie prej (-11,8%) për eksport, si dhe një rritje prej 1,9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: (22.2%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (17.5%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (14.5%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (10.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (6.3%) produkte bimore, (5.2%) tekstil dhe artikuj tekstili, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,7% e përbëjnë produktet minerale; 12,9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6,7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5,7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,1 milion euro, ose rreth 32,9% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,2%), Italia (5,1%), Holanda (3,1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 224,4 milion euro, ose 43,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13,5%), Italia (6,0%), Greqia (4,8%), etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 27,6 milion euro, ose 41,0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (14,3%),  Maqedonia e Veriut (13,3%), Mali i Zi (6,0%), Serbia (5,5%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milion euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), Serbia (1,3%).

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,5 milion euro, ose 26,1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (11,7%) dhe  Zvicra (8,7%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 213,6 milion euro, ose 41,7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (12,8%) dhe Turqia (11,6%).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img