-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Amerika po mendon ta bombardojë Assadin

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se SHBA po shqyrtojnë “përgjigjen e duhur” lidhur me sulmin kimik të martën që vrau dhjetra civilë. Ai i bëri komentet të enjten në Palm Beach të Floridës.

Tillerson tha se kjo është një çështje serioze dhe kërkon një përgjigje serioze, njofton VoA.

Ndërkaq, sipas gazetës Washington Post, e cila citon zyrtarë amerikanë, administrata e Presidentit Trump po shikon mundësinë e një kundërpërgjigjeje ushtarake, por sipas gazetës kjo komplikohet nga prania e forcave ruse në Siri dhe nga shqetësimet rreth trupave amerikane të dislokuara atje në fushatën kundër Shtetit Islamik.

Sipas gazetës, Pentagoni po shqyrton alternativat që do t’i paraqesë Shtëpisë së Bardhë, të cilat mund të përfshijnë sulme ndaj objektivave ushtarake siriane dhe veprime që synojnë paralizimin e forcës ajrore siriane.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u takuan për këtë çështje mbrëmjen e së mërkurës në një mbledhje që zgjati deri në mëngjesin e së enjtes. Sipas të njjëjtave burime, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson dhe gjenerali H.D. McMaster, këshilltar i sigurisë kombëtare, kanë komunikuar në mënyrë të përsëritur për këtë çështje që prej sulmit të së martës.

Disa zyrtarë kërkojnë veprim të menjëhershëm, por të tjerët janë të shqetësuar në lidhje me efektet anësore, përfshirë reagimin e Rusisë, e cila gjithashtu ka instaluar në Siri sisteme ajrore të sofistikuara mbrojtëse, sipas zyrtarëve që komentuan në kushte anonimiteti.

Presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se presidenti sirian Bashar Asad ndoshta do të duhet të largohet nga pushteti pas sulmit me armë kimike të kësaj jave.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit Air Force One, zoti Trump tha të enjten se ajo që ndodhi në Siri është “një turp për njerëzimin.” I pyetur nëse Assad duhet të largohet, Presidenti Trump tha: “Ai është atje dhe mendoj se ai është në drejtim të gjërave, prandaj diçka duhet të ndodhë.”

Presidenti nuk komentoi se çfarë mund të bëjnë SHBA në përgjigje të sulmit kimik në Siri. Ai tha se sulmi “nuk duhet të kishte ndodhur, dhe nuk duhet të lejohet të ndodhë.”

Zoti Trump tha se ai mund të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me gjendjen në Siri.

Rusia është mbështetësja kryesore e qeverisë së Asadit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img