6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama: S’mund të vendos interesin e asnjë biznesi, mbi interesin e përgjithshëm të qytetarëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar për mbylljen për qarkullimin e automjete të rrugicat e Bibliotekës Kombëtare. Ai ka thënë se komuna ka prioritet interesin e përgjithshëm publik dhe nuk mund të vendosë në interes të asnjë biznesi mbi interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

“Në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit kam marrë vendim për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve ‘Rexhep Luci’ dhe ‘Qamil Hoxha’ si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare. Nuk do të lejoj që dhjetëra vetura që parkohen në hapësira të përbashkëta publike të privojnë shfrytëzimin e kësaj hapësire në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Krytari Rama ka thënë se qëllimisht nuk e ka marrë këtë vendim derisa është funksionalizuar Parkingu Nëntokësor në Qendër, i cili ka në dispozicion 624 vendparkime për vetura.

Postimi i plotë i Ramës:

Interesi i përgjithshëm publik, siguria dhe shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!

Të dashur qytetarë,

Në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit kam marrë vendim për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim është marrë me qëllim të realizimit të planit rigjenerues të këtyre hapësirave publike, në konsultim me Universitetin e Prishtinës dhe Bibliotekën Kombëtare, pasi këto pjesë janë duke u përdorur si parkingje dhe bllokojnë shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga të gjithë qytetarët.

Dua të bëj të qartë se Kryeqyteti si institucion ka prioritet interesin e përgjithshëm publik dhe nuk mund të vendos interesin e asnjë biznesi mbi interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Nuk do të lejoj që dhjetëra vetura që parkohen në hapësira të përbashkëta publike të privojnë shfrytëzimin e kësaj hapësire në të mirë të të gjithë qytetarëve.Unë qëllimisht nuk e kam marrë këtë vendim derisa është funksionalizuar Parkingu Nëntokësor në Qendër, i cili ka në dispozicion 624 vendparkime për vetura.

Ky parking është në afërsi të të gjitha objekteve institucionale e afariste përreth. Do të thotë të gjitha objektet përreth kanë alternativë të afërt të parkimit.Edhe një herë dua të ritheksoj se prioritet i Kryeqytetit është krijimi i hapësirave të mirëfillta publike, rekreative dhe të gjelbëra për këmbësorët të cilat i kanë munguar Kryeqytetit tash e sa vite.I juaji,Përparim RamaKryetar i Kryeqytetit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img