3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Realizohet për herë të parë transplanti i parë i mitrës në Angli – motra ia dhuron motrës

Kirurgët në Oksford kanë realizuar transplantin e parë të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar.

Pacientja ka marrë mitrën e motrës, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.

Pranuesja e mitrës është 34-vjeçare, ndërsa donatorja 40-vjeçare, ndërsa të dyja kanë dashur të mesin anonime.

Mjekët thanë se të dyja janë në gjendje të mirë pas operacionit.

Një ekip prej më shumë se 30 vetash kreu procedurat që zgjatën rreth 17 orë në sallat e operacionit në muajin shkurt.

Gruaja që u bë donatore për motrën e saj ka dy fëmijë, ndërsa ajo dhe motra e saj jetojnë në Angli.

Prof Richard Smith, kirurg gjinekologjik, i cili drejtoi ekipin e transplantimit të organit, ka kaluar 25 vjet duke studiuar transplantin e mitrës. Ai i tha BBC-së se ishte një “sukses masiv”.

Ndër të tjera Smith shtoi: “E gjithë kjo ishte emocionale. Mendoj se të gjithë ishim pak të përlotur më pas”.

Kurse kirurgia e transplanteve, Isabel Quiroga, e cila udhëhoqi ekipin për implantimin e mitrës, tha se pacientja ishte e kënaqur.

Gruaja ka lindur me një gjendje të rrallë, Tipi 1 Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH) ku mitra mungon ose është e pazhvilluar, por ka vezore funksionale. Para operacionit ajo kishte trajtuar fertilitetin me burrin e saj dhe ata kanë tetë embrione në ruajtje.

Ashtu si pacientët e tjerë të transplantit, ajo duhet të marrë ilaçe për të parandaluar refuzimin e indeve. Ato bartin disa rreziqe shëndetësore afatgjata, kështu që mitra do të hiqet pas maksimum dy shtatzënive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img