12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kurti recidivist në dëmet që po ia bën Kosovës, dyshoj që është njeri i Serbisë

Ish-kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dyshon që kryeministri Albin Kurti ‘është njeri i Serbisë”, raporton Express.

Haradinaj ka thënë se Kurti është recidivist meqë sipas tij ka bërë shumë dëme, duke filluar nga raportet me aleatët e vendimet e brendshme.

“Kryeministri i Kosovës që nuk ftohet në Washingotn është problem. Në shumë fusha të jetës tonë, Kurti po e dëmton qytetarin e Kosovës direkt. Sjellja e tij me mësimdhënës për ato 50 euro. Mburrja që e kemi borxhin publik të vogël, dëgjoni borxhi publik është më pak rrezik se ikja e njerëzve. Ky ka bërë shumë dëme. Duke marrë parasysh edhe ato strategjike me aleatët. Ky është recidivisht. Po bëhet një listë e gjatë e dëmeve. Dyshoj që është njeri i Serbisë. Ky është i kontratkuar vetëm për dëm për Kosovën. Unë dyshoj që ky është njeri i Serbisë. Një njeri i këtij veni, nuk ia bon këto që po ia bën ky këtij vendi. Ni njeri i këtij vendi nuk i lë fëmijët pa libra”, ka deklaruar Haradinaj në FRONTAL të T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img