4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hamiti me kritika ndaj Qeverisë: Skandalet e sanksionet, gjendje e re ‘normale’

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se skandalet në Qeverinë Kurti janë bërë gjendje e re ‘normale’.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se skandalet në këtë qeveria po shpërthejnë njeri pas tjetrit.

Sipas tij, Qeveria nuk po trazohet aspak nga këto skandale.

“Skandalet e Qeverisë së Kosovës janë bërë pothuaj përditshmëri. Po shpërthejnë njëri mbas tjetrit. Më të fundit: skandali i rezervave shtetërore dhe skandali me librat shkollorë. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij po e vazhdojnë avazin, të patrazuar. Edhe sa skandale duhen për ta mbushur kupën, për ta trazuar Qeverinë? Po popullin?”, ka shkruar Hamiti.

Sipas tij, në këtë qeveria edhe sanksionet ndaj shtetit të Kosovë janë bërë normale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img