-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrahmani s’po mund të luajë për Rapidin pasi s’e ka marrë ende lejen e punës

Albion Rrahmani nuk po mund të luajë ende për Rapidin e Bukureshtit.

Mediat rumune e kanë zbuluar arsyen se përse nuk po aktivizohet futbollisti i deridjeshëm i Ballkanit, i cili përfundoi në kryeqytetin rumun për 600 mijë euro.

Mediumi “digisport.ro” njofton se sulmuesi i rrezikshëm kosovar nuk e ka marrë ende lejen e punës në Rumani, prandaj edhe është shtyrë debutimi i tij me ekipin e ri.

Sqarim rreth kësaj çështjeje ka thënë edhe presidenti i Rapidit, Daniel Niculae.

“E kemi një ekip të pasur dhe mjaft të balancuar. I kemi nga dy lojtarë në çdo pozitë, ndërsa po i presim edhe të tjerët, përfshirë këtu edhe Rrahmanin, që të na bashkohen. Atij po i mungon ende leja e punës. Nuk ka vend për shqetësime, jemi të relaksuar për rastin e Rrahmanit. Krejt çka na nevojitej, karotni i gjelbër, po bëhet gati”, deklaroi Nicualae për mediumin rumun “Prosport”.

Rrahmani ishte transferi i dytë më i shtrenjtë i kësaj vere i Rapid Bukureshtit pas Andrei Borzas, i cili i kushtoi klubit rumun 800 mijë euro.

Pra, debutimi i Rrahmanit në futbollin rumun do të ndodhë shumë shpejt, maksimumi fundjavën e ardhshme. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img