-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hill tregon “përbërësit” për një të ardhme “paqësore” mes Kosovës dhe Serbisë: Duhet vetëm të bashkojmë pjesët

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka dhënë një deklaratë të gjatë për Kosovën dhe Serbinë, duke e komentuar situatën aktuale në të cilat gjenden dy vendet dhe mundësitë për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje.

Hill ka zbuluar “përbërësit” për një të ardhme paqësore mes dy vendeve, duke shtuar se nevojitet vetëm një “bashkim i pjesëve”.

Sipas Hill, formimi i Asociacionit dhe qasja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare janë elementet për një të ardhme paqësore.

“Do të thosha se është gusht dhe shumë njerëz janë me pushime, duhet të shohim se si do të jetë gjithçka në shtator. Besoj se kjo është një çështje që kërkon zgjidhje urgjente dhe se duhet progres. Edhe pse ne tani e dimë se cilët janë “përbërësit” për një të ardhme paqësore – formimi i Asociacionit dhe qasja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, vetëm duhet t’i bashkojmë pjesët. Është si një ‘puzzle’ e madhe që e vendosni në tavolinë dhe më pas i bashkoni pjesët”, ka deklaruar Hill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img