2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon Borrellin: Maqedonia e Veriut e gatshme për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Spanjë, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Osmani, në një postim në Facebook, tha se takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Santander, ishte produktiv dhe miqësor.

Ai thotë se në fokus të bisedimeve ishte integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe se informoi shefin e diplomacisë evropiane për rrjedhën e debatit parlamentar me qëllim të miratimit të amendamentit Kushtetutës, si angazhim për rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut dëshmon se është e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pret që negociatat e anëtarësimit nga BE-ja të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Prandaj, as vendi e as BE nuk duhet të lejojnë ndonjë kthim mbrapa nga qëllimi”, shkruan Osmani në Facebook.

Sipas ministrit Osmani, integrim drejtë anëtarësimit në BE është në interes të përbashkët për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për BE-në. “Partner më i zhvilluar sot, aleat më i dobishëm nesër”, shkruan Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img