9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ksamil, ndihmohen nga policia për të dalë në breg katër turistë

Policia e Shtetit ka ndihmuar në Ksamil katër shtetas të huaj, dy prej tyre të mitur pasi mbetën në det.

Në njoftimin e policisë thuhet se turistët ishin në një pedalon dhe për e kishin të pamundur qarkullin deri në breg për shkak të erës dhe dallgëve të larta.

“Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës”.

“Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (2 prej tyre të mitur) janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img