13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Nga VV-ja thonë se PDK-ja e ka porositur dhe urdhëruar publikimin e incizimeve të Kusari-Lilës me Simiqin

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, është shprehur i bindur se prapa përgjimeve të publikuara ku janë të përfshirë Mimoza Kusari-Lila e Slavko Simiq, është Partia Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim apo interes që përmes këtij komunikimi të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me Listën Serbe të bëhet i mundur ndonjë vendim.

“Edhe ky është rast eklatant në funksion të skenarëve që i prodhon veçmas PDK-ja. Jam i bindur se PDK-ja e ka porositur, planifikuar, pastaj e ka urdhëruar publikimin. Jam i bindur se është planifikim laboratorik. Asnjë vendim nuk është varë prej Listës Serbe deri tash dhe nuk do të varet. Janë përpjekje artificiale, nuk bëhet opozita kështu”, ka theksuar ai.

Sipas Rrustemit, opozita po fabrikon situata që ta vë Vetëvendosjen në pozitë të keqe.

“Ka një tendencë, ata (opozita) nuk duan ta distancojnë veten nga e kaluara, por duan me çdo kusht t’i japin VV-së elemente që nuk i ka. Ata e kanë të rëndësishme që VV-në me paraqitë si të sforcuar dhe të korruptuar. Fabrikojnë situata të tilla. Ne nuk mund të rrimë gati për ti konfirmuar shpifjet e tyre. Asnjë argument, asnjë fakt. Nuk ka asnjë fakt për Martin Berishajn, as për Krasniqi, as për Rozeta Hajdarin”.

Rrustemi: S’do të ketë abuzime e keqpërdorime me çmimet e librave nga shtëpitë botuese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se nuk do të ketë abuzime dhe keqpërdorime me çmimet e librave shkollore nga shtëpitë botuese, e gjithashtu as shpenzime nga prindërit, të cilët pritet të subvencionohen nga Ministria e Arsimit për furnizimin me to.

Rrustemi ka thënë se kritikat e opozitës janë të paqena dhe të paarsyeshme.

“Ka pasur shumë debat, shumë zhurmë, një përpjekje e opozitës që ta deformojë çështjen me gjysmë të vërteta e spekulime. Ministria e Arsimit do të sigurojë tekste shkollore për të gjithë fëmijët ashtu siç shihet në baza ligjore. Këtu do të kemi pajisje me tekste shkollore në ndërkohë që nuk do të ketë shpenzime nga prindërit e gjithashtu nuk do të ketë abuzime, keqpërdorime me çmime të librave nga shtëpitë botuese. Ministria në njërën anë do të sigurojë librat për të gjithë nxënësit siç parashihet, në anën tjetër do të menaxhojë me nikoqirllëk paranë publike sepse e ka për detyrë. Këto kritika që i pamë të opozitës, janë të paqena dhe të paarsyeshme”, ka thënë ai.

Rrustemi ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator sipas planifikimeve dhe rregullave.

Ai i ka akuzuar disa nga drejtuesit e SBASHK-ut se po përdoren si leva për ta penguar punën e Qeverisë.

“Nxënësit dhe prindërit nuk do ta pësojnë dhe nuk duhet ta pësojnë. Gjithçka është në përputhje me planifikimet dhe rregullat, gjithçka do të fillojë më 1 shtator. Besoj që nesër gjatë ditës, më së largu të enjten në mëngjes do të kemi një konferencë për media të Ministrisë së Arsimit, kudo të bëjë të qartë të gjithë procedurën, procesin, afatet për pajisjen e nxënësve me tekste. Mu më vije keq që drejtuesit e SBASHK-ut, disa prej tyre, po përdoren si leva për ta penguar punën e kësaj qeverie”, është shprehur ai.

Rrustemi: Jemi të bindur se s’ka asgjë nga ç’pretendohet për MINT-in

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se partia që e përfaqëson beson se nuk ka asnjë bazë për korrupsion dhe keqpërdorim të parasë publike në rastin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Rrustemi ka shprehur bindjen se nuk ka asgjë të vërtetë në atë se çka pretendohet në lidhje me këtë rast.

Sipas tij, gjithçka ka qenë në përputhje me ligjin.

“Në rastin konkret nuk ka asgjë të bazuar. Ne jemi të bindur se nuk ka asgjë nga ajo që pretendohet në lidhje me MINT-in, përkundrazi ministria në një kohë pas luftës në Ukrainë kur kishim krizë globale me furnizim të grurit, miellit, vajit e produkteve bazike, ishte e domosdoshme për të krijuar rezerva për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithçka ka qenë ligjore, ka pasur proces të hapur për tender të hapur dy herë, nuk ka pasur ofertues. Ose vijnë si rrjedhojë e dështimit të tenderëve të hapur, ose janë kontrata specifike për produkte specifike për të cilat nuk ka konkurrencë në një mjedis të caktuar. Ne besojmë që nuk ka asnjë bazë për korrupsion e as për keqpërdorim të parasë publike në rastin konkret, përkundrazi në një krizë globale e me kufij të mbyllur kjo ministri ka arritur të sigurojë rezerva shtetërore”, është shprehur ai./KOHA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img