Vetëm dy javë më parë hodhi firmën në kontratën me klubin e ri dhe tani raportohet i zhdukur.
Është kjo historia e bujshme që raportojnë mediat në Kroaci, sa i përket futbollistit 27-vjeçar Hamid Abdullah Talal, I cili vetëm dy javë më parë u transferua nga hungarezët e ZTE drejt HNK Goricës.
Klubi kroat i shqetësuar tashmë raporton se lojtari i tyre i ri është zhdukur pa asnjë gjurmë, teksa ishte nisur të hënën drejt Budapestit për të marrë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri.
Futbollisti me origjinë irakiane që zotëron dhe pasaportë suedeze lëvizte në drejtim të kryeqytetit hungarez me një makinë tip “Porsche Taycan” me ngjyrë të bardhë dhe targa suedeze.
Zhdukja e tij është raportua nga klubi i Goricës dhe familja në policinë hungareze. Ata i kërkojnë kujtdo që ka ndonjë informacion për Hameed që të kontaktojë stacionin më të afërt të policisë.
Policia nuk përjashton mundësinë që Hameed të jetë viktimë e një rrëmbimi, duke qenë se ai vjen nga një familje e pasur.