7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Të sigurohen librat për nxënësit ose do të shqyrtojmë veprime tjera

Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të gjejë zgjidhje të shpejtë për sigurimin e librave shkollorë, para datës 1 shtator. Në të kundërtën KPP paralajmëron shqyrtimin e veprimeve tjera konform situatës.

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës njofton se ka mbajtur mbledhje sot dhe unanimisht është vendosur për disa konkulizone.

KPP shqetësohet se metoda e rimbursimit të prindërve që blejnë librat për fëmijët e tyre mund të dështojë sepse “dihet se shumë prindër nuk kanë llogari në platformën e-Kosova, apo edhe kanë probleme me përdorimin dhe qasjen në pajisje të TI-së”.

Reagimi i plotë i tyre:

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës – KPP, sot me datën 22.08.2023 mbajti mbledhjen e radhës, me temë diskutimi ‘Gjendja e krijuar në shkollat e komunës për sistemin arsimor fillor dhe të mesëm të ulët lidhur me mos shpërndarjen e librave nëpër shkolla’. Pas diskutimeve, kryesia e KPP-së, unanimisht doli me këto konkluzione, si:

1. KPP shprehë shqetësimin e të gjithë prindërve të komunës për gjendjen e krijuar pas deklaratës publike të Ministres së Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, se këtë vit nuk do të ketë shpërndarje të librave për nxënësit e nivelit të klasave I-IX, ashtu siç ka qenë traditë e aplikuar në Kosovë për vite me radhë.

2. KPP shprehë brengën e thellë dhe ka mëdyshje në propozimin publik të ministres, për të aplikuar ‘Metodën e Rimbursimit’, që është e panjohur dhe pa testuar paraprakisht, dhe si rrethojë mund të jetë e dështuar që në fillim.

2.1. Kjo metodë mund të dështoj kur dihet se shumë prindër nuk kanë llogari në platformën e-Kosova, apo edhe kanë probleme me përdorimin dhe qasjen në pajisje të TI-së;

2.2. Po ashtu, problem tjetër i identifikuar është mos posedimi i llogarive bankare nga shumë prindër, dhe probleme të tjera që lidhen me kredi apo procese përmbarimore.

3. KPP, kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të gjejë zgjidhje të shpejtë dhe praktike në sigurimin e librave shkollor para fillimit të procesit mësimor, 1 Shtatorit.

Nëse nuk sigurohen librat me kohë, nga Ministria e Arsimit sikur vitet paraprake, Këshilli i Prindërve të Prishtinës do të shqyrtoj veprime tjera konform situatës së krijuar!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img