1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Do të lirohem më 27 prill

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me datën 27 prill pret vendimim që e presin të gjithë.

“Vendimi do të jetë refuzim i kësaj kërkese dhe për kthim në Kosovë. Prezantimi i Prokurorisë paraqiste një rast joekzistent, prezantimi i mbrojtjes ishte shumë i qartë”, ka thënë Haradinaj nga Franca, në një intervistë për Klan Kosova.

Haradinaj ka përsëritur se është peng dhe se drejtësia franceze ka rënë pre e Serbisë.

Megjithatë ai është shprehur i bindur se në fund do të ngadhënjejë.

“29 nëntor 2012 është vërtetuar e vërteta për pafajësinë time, por kjo nuk po i pëlqen Beogradit”, ka thënë Haradinaj.

“S’ka qare, jemi në drejtën tonë. Do të jetë një lirim i pakusht. Jo gjyqtarët por edhe gazetarët e kanë parë se nuk qëndron një kërkesë e tillë, krejtësisht politike”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë poashtu se Serbisë duhet t’i tregohet vendi.

“Fqinjët i kemi të këqij, Serbisë duhet të ja tregojmë vendin qysh ka bërë Kroacia”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë poashtu se po merr në mënyrë të vazhdueshme mbështetje dhe se ata po i japin forcë për të mos u dorëzuar.

“Të gjithë kanë një kërkesë ndaj meje: Mos lësho pe. I falënderoj të gjithë nga zemra, që bashkëndiejnë me mua jo si individ, por me një të drejtë tonën, të shqiptarëve. S’ma ndien për Serbinë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka treguar edhe detaje lidhur me seancën e sotme në Gjykatën e Colmarit në Francë.

“Sot ka qenë momenti vendimtar të themi ashtu kur prokurori ka deklaruar se janë plotësuar kushtet për ekstradim në Serbi. E mora fjalën se kjo kërkesë për ekstradim është abuzim politik dhe bie në kundërshtim me ligjet”, ka treguar ai.

“Ishte e qartë se këto akuza nuk qëndrojnë. Edhe unë thashë pikëpamjet që serbët kanë shkaktuar gjenocid në Ballkan dhe se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën”, është shprehur Haradinaj.

Kreu i AAK’së ka thënë poashtu se Serbia u ka shkaktuar të gjithë fqinjëve përreth tragjedi por se tashmë, Serbia nuk mund t’i futë duart në Kosovë.

“Na kanë nxirë jetën qindra vjet, sot ka dalë një brez tjetër që nuk lejon më të futen duart të shqiptarët, pavarësisht se çfarë ndodh me mua. Serbia duhet të mësohet të jetojë me ne dhe nëse do paqe në Ballkan”, ka deklaruar Haradinaj.

“Janë vetëdijësuar edhe në Ballkan se jemi autokton dhe se askush nuk do të na nëpërkëmbë. Le ta kuptojnë mirë se kemi në Kosovë asi djem që sikur dikur i kanë dalë Millosheviqit përballë. Janë shkaktar të tragjedive në Ballkan, por nuk do të ua qet më kjo logjikë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img