6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami (LDK): Viti 2022 me deficitin më të lartë tregtar ndonjëherë – LVV-ja prodhon propagandë

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë pas publikimit të të dhënave për të hyrat nga Dogana.

Qeveria dhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, sot njoftuan se Dogana e Kosovës ka thyer sërish rekord për sa i përket të hyrave.

Sipas njoftimeve, thuhet se Dogana këtë vit ka mbledhur mbi 1 miliard euro, para këto të cilat shkojnë direkt në Buxhetin e Kosovës.

Mirëpo deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, po thotë se në rritjen e të hyrave ka ndikuar importi i mallrave dhe eksportit të parasë kesh.

“LVV ditë e natë prodhon propagandë. I përdorë e keqpërdorë statistikat, i deformon grafet në mënyrë që ta ushqej masën, paradite i shanë policinë, pasdite thotë po e luftojnë kontrabandën. Me një fjalë janë aq kundërthënës saqë as vetës më nuk i besojnë. Shihni se me çka lavdërohen sot, me të hyrat e Doganës. A po harrojnë se këto të hyra janë sepse vendi ynë ka shënu rekord të importit të mallrave dhe eksportit të parave kesh. A ju kujtohet çka ka premtu LVV kur ka qenë në opozitë? Thonin se ‘kur të vijnë në Qeveri do të rritet prodhimi, do të rritet eksporti dhe do të zvogëlohet importi’, POR ata sot krenohen se e kanë rritë importin”, ka thënë Bajrami në një postim në Facebook.

Madje ajo thotë se vitin 2022, “Kosova e ka përmbyllë me deficitin me të lartë tregtar ndonjëherë”.

“5.6 miliardë euro ka qenë importi i mallrave, 920 milionë euro eksporti i mallrave, 4.7 miliardë euro deficit tregtar. Kjo për vitin 2022, jo sipas meje, jo sipas LDK-së, por sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar më tej Bajrami.

Deputetja e LDK-së thotë se “propaganda e LVV-së” nuk e ka thënë asnjë fjalë për Doganën kur, pa u vërejtur fare kanë kaluar kufirin tonë rreth 11 mijë doza drogë ekstazi”.

Madje thotë po ashtu se rritja e eksportit nga viti i kaluar është “vetëm” 7.62 për qind

“Sa i përket propagandës së LVV-së për sot janë tri gjëra që lexuesit duhet t’i kenë parasysh: E para; LVV nuk ka thënë asnjë fjalë për Doganën, as për Policinë në rastin kur pa u vërejtur fare kanë kaluar kufirin tonë rreth 11 mijë doza drogë ekstazi. E dyta; 71 milionë euro qenka rritja në krahasim me 2022, pra vetëm 7.62% se e kanë paraqitë vizualisht sikur me qenë rritje 100%, por nuk është, është vetëm 7.62%. E treta; ky nuk është ndonjë rezultat sepse janë tatime në import. Po, për import jeni kampionë siç e shpjegova me lart, këtë s’mund ta mohojë askush”, potencoi në fund deputetja Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img