-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës ia bllokon qasjen dy televizioneve kombëtare, reagon Flaka Surroi

Drejtoresha e kompanisë “Koha”, Flaka Surroi, është ankuar për bllokimin e qasjes në rrugën “Xhorxh Bush” të automjeteve zyrtare të këtij mediumi pas mbylljes për qarkullim të kësaj rruge.

“Nuk e di a me ble helikopter, dron a raketë që e bart veturën e reportazhit dhe ekipet që dalin në terren”, thotë ajo.

“Kryetari i Prishtinës ka marrë vendim të mbyllë qasjen e vetme që dy mediume kombëtare kanë për t’iu qasur hapësirës ku veprojnë, pra ndërtesës së ish-Radio Prishtinës. Kjo, pasi e mbylli qasjen nga rruga kryesore dhe u tregua i shurdhër ndaj kërkesës që veturave zyrtare të KTV-së t’u lejohej qarkullimi nga rruga Xhorxh Bush. Pra, kryetari Rama ka vendosur ta mbyllë qasjen nga kampusi universitar, pavarësisht faktit se ajo, megjithatë, nuk është pronë komunale – dhe nuk ka ofruar alternativë. Mbyllja e qasjes në pronën nën administrimin e AKP-së që NUK është pronë komunale, është pengim posedimi”.

Ajo thotë se mbyllja e qasjes në hapësirën e ish-Radio Prishtinës është pengim i punës së mediumit kombëtar KTV.

“Dhe jo, nuk mund të na imponohet dhunshëm parkimi i veturave zyrtare, që tash parkohen në parkingun e Radios, në Parkingun nëntokësor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img