-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në Spanjë: Kosova është vend i pavarur me demokraci të gjallë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani me porosi për Beogradin nga Spanja, ku po merr pjesë në akademinë verore të organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell.

“Më pyetën për Kosovën. Kosova është një vend i pavarur, një demokraci e gjallë që në 15 vjet të ekzistencës së saj e ka kaluar testin e demokracisë dhe e ka dëshmuar veten si një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën dhe ka zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me të” iu përgjigj Osmani pyetjes së publikut në Santander.

Osmani edhe një herë iu bëri thirrje dy palëve për marrëveshje bazuar në njohje reciproke.

“Jemi kaq krenarë që Përfaqësuesi i Lartë, Borrell vendosi që bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, në Ohër, gjë që mendoj se ishte një aktivitet i suksesshëm për të dyja. Dhe ne thjesht i bëjmë apel Serbisë dhe Kosovës që të vazhdojnë me zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila në thelb e ka njohjen reciproke. Mendojmë se kjo është e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për ta vazhduar udhëtimin e tyre drejt integrimit në BE” theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img