-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky në Athinë, deri tani takime bilaterale me tre udhëheqës të Ballkanit Perëndimor

Pesë nga liderët e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Athinë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar për të ardhmen e tyre europiane, si dhe për agresionin rus në Ukrainë.

I ftuar ishte edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u takua ndaras me tre nga liderët pjesëmarrës të Ballkanit Perëndimor.

Në margjinat e këtij takimi, Zelensky takoi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski dhe presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq.

Për takimin me Vuçiqin, Zelensky tha se pati një takim të hapur, të sinqertë dhe frytdhënës.

“Bisedë e mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët europiane. Për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kjo është në interesin tonë të përbashkët”, shkroi Zelensky në Tëitter.

Në margjinat e samitit Ukrainë-Ballkan në Athinë, presidenti Volodymyr Zelenskyy zhvilloi një takim me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski.

Ndërkaq, kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriu, Zelensky e falënderoi për mbështetjen e palëkundur dhe parimore për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Ata diskutuan për situatën në fushën e betejës në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Presidenti tërhoqi vëmendjen për rritjen e prodhimit të raketave nga Rusia duke përdorur komponentë perëndimorë. Zelensky falënderoi Kovaçevskin për mbështetjen e mbrojtjes, në veçanti për përgatitjen e një pakete të re ndihme. Palët diskutuan për zhvillimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet shteteve në fushën e mbrojtjes. Liderët thanë se integrimi në Bashkimin Europian është një synim i përbashkët i të dy vendeve dhe ranë dakord të bashkërendojnë përpjekjet në këtë rrugë”, thuhet në njoftimin e presidencës ukrainase.

Presidenti malazez, kreu i Ukrainës falënderoi për mbështetjen humanitare, ushtarake dhe politike nga Mali i Zi gjatë agresionit rus.

“Volodymyr Zelenskyy falënderoi Jakov Milatović për mbështetjen e Malit të Zi për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s dhe për pranimin e vendit në Deklaratën e Përbashkët për garancitë e sigurisë të miratuar në Samitin e NATO-s në Vilnius nga krerët e G7. Palët diskutuan mbështetjen e Malit të Zi për zbatimin e Formulës së Paqes të Ukrainës dhe hapat e mëtejshëm për përgatitjen e Samitit Global të Paqes”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim të Athinës nga Kosova ka marrë pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili shpërndau një video të shkurtë nga dorështrëngimi që pati me presidentin ukrainas.

Nga Bosnje e Hercegovina në këtë darkë mori pjesë kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto.

Kryeministri grek nuk e ftoi vetëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për shkak të mospajtimi në lidhje me kryetarin e Himarës, ndërsa në vend të tij e ftoi presidentin Begaj, i cili refuzoi të shkojë për shkak se s’u ftua Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img