-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Minatori i Trepçës: Kushtet e punës më të vështira se në kohën e luftës

Minatori Gani Osmani ka rrëfyer një histori të vështirë dhe sfiduese në minierën e Trepçës pas 42 vjetësh të punës së tij. Ai ka treguar se kushtet e punës janë më të vështira tani sesa ishin para luftës.

Osmani ka shprehur shqetësimin se minatorët janë të detyruar të punojnë me mjete që kanë disel brenda tyre dhe kamionë të mëdhenj që shpërndajnë gazrat e dëmshëm për shëndetin e minatorëve.

“Janë më të vështira kushtet se para luftës. Më vjen keq që po e them, por tash mbas lufte i kanë futur edhe mjetet me djegie të brendshme, me disel brenda, ka kamionë të mëdhenj në horizontin e 10 apo 11, ka nga ato që janë më naftë domethënë ato lirojnë gazra edhe ata tym që lirohet minatorët e thithin”, ka deklaruar ai.

Siç ka thënë ai në emisionin Rreth e Rrotull, minatorët punojnë në kushte të rrezikshme dhe të vështira, dhe disa prej tyre nuk do të pranonin të punonin aty për asnjë shumë parash.

Megjithatë, sipas tij, ata janë të detyruar të punojnë për të mbajtur familjet e tyre.

“Punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, që ndoshta ka njeri që 10 mijë euro me ia dhënë nuk punon aty. Por ata që punojnë kanë nevojë për ta mbajtur familjen. Ka lagështi të madhe, ka temperatura të larta, ka pluhur, rreziqet janë të parashikueshme, paga nuk është reale e nëntokës edhe e mbi tokës, sepse kanë dallim të madh. Një rrogë ndoshta ka qe e kalojnë 800-shin minatorët e Trepçës rrallë ndonjë që e ka këtë rrogë” është shprehur ai.

Osmani gjithashtu ka theksuar se pagat janë të ulëta, nën 800 euro në muaj, dhe kohën e fundit janë vendosur ndryshe për secilin punëtor, duke krijuar ndarje dhe diskriminim.

“Kohën e fundit neve na e vendosin paret për ushqim, me të cilat kanë bërë diskriminim, shembull dikujt ia japin 4 euro dikujt 6 euro e po ashtu dikujt edhe 3 euro”, ka thënë ai.

Për më tepër, Osmani ka shprehur shqetësim për mungesën e sigurimeve shëndetësore, mungesën e kontratave kolektive dhe pensioneve për minatorët. Ai thotë se gjenerata e tij është në rrezik të mungesës së pensionit pasi janë larguar nga puna pa fajin e tyre në vitet ’89-’99.

“Kjo çfarë është duke u bërë në Trepçë qetash për qetash ndoshta as në Kinë as në Kore as në shtetet më komuniste që shkelën të drejtat e njeriut më shumë se në Trepçë nuk shkelën. Nëqoftëse punëtori e lyp pagën e vet, atij i thuhet menjëherë se të sanksionon, unë të largoj nga puna, unë ta heq mëditjen, domethënë e kanë bërë Trepçën si me kanë monarki, e kanë bërë si të veten, por nuk munden të veprojnë çka të duan”, është shprehur ndër të tjera Osmani.

Osmani gjithashtu ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj mungesës së vëmendjes së kryeshefit të minierës për kushtet e punës të vështira dhe shpreson që ai të vizitojë minierën për të kuptuar situatën.

Në fund, ka folur me keqardhje që kryeshefi nuk është paraqitur në grevat që minatorët kanë bërë për të shprehur kërkesat e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img