Sergio Ramos mund ta vazhdojë karrierën në Superligën turke.
Veterani i mbrojtjes u nda me Paris Saint-Germainin në fund të sezonit të kaluar pasi i kaloi dy vjet në “Parkun e Princave”.
Ish-futbollistin e Sevillës dhe të Real Madridit e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme në Paris dhe ato ia mohuan t’i tregonte vlerat e tij.
Sidoqoftë, ish-përfaqësuesi spanjoll nuk është dorëzuar ende dhe tash është në pritje të nisjes së aventurës së re.
Për qendërmbrojtësin spanjoll mediat e huaja po shkruajnë se është gjithnjë e më afër transferimit në Besiktas.
Bardhezinjtë duket se e kanë mposhtur konkurrencën e Galatasarayt, njëjtë siç bënë edhe në rastin e Milot Rashicës.
Ramos është në pritje të ofertës finale nga Besiktasi dhe nga presidenti Ahmed Nur Cebi, për ta dhënë më pas dritën e gjelbër të transferimit në Stamboll.