-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti ukrainas për takimin Zelensky-Vuçiq: S’ka kompromis me parimet tona, duhet ta njohim Kosovën shtet

Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar në Athinë kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic.

Gonarchenko ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tëhreq në anën e saj. Ai thotë se kjo gjë ndodh jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullësia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute.

Megjithatë Gonarchenko thotë se kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb. Gjithashtu thotë se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë.Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gonarchenko./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img