-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bie në pranga të Policisë i dyshuari që theri me thikë 47-vjeçarin në Mitrovicë, dërgohet në mbajtje

Pas dy ditësh në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë personin që dyshohet për incidentin me thikë që ndodhi të dielën në Mitrovicë, ku një 47-vjeçar u plagos dhe pësoi lëndime të rënda. Për motive akoma të panjohura, viktima u sulmua në qendër të qytetit nga i dyshuari, i cili tashmë është kapur.

Kështu kanë bërë me dije burimet brenda Prokurorisë, me ç’rast njoftuan se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka therur me thikë 47-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë pasi fillimisht i ishte dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Sipas informatave të pranuara, në afërsi të postes kryesore në Mitrovicë një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img