Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ftuar konferencë për media për të martën e 22 gushtit.
Adresimi para mediave fillon në ora 10:00.
Nuk dihet cila do të jetë tema, por vendimi i Ministrisë së Arsimit për librat, skandalet me rezervat shtetërore, janë temat e fundit për të cilat ka pasur kritika partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku.
”Nesër (e martë), më datë 22 gusht 2023, në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së. Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e kësaj partie opozitare.