Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato.
I bindur për këtë shprehet Faton Abdullahu, zëdhënës në këtë parti.
“Sigurisht që po besojmë që dalim të parët. Jemi duke u reformuar si parti. E kemi lexu drejt humbjen e 14 shkurtit dhe mesazhin që na e dhanë qytetarët”.
Sipas tij, VV-ja kurrë më nuk mund ta përsërisë rezultatin e 14 shkurtit.
“Në asnjë variant nuk mund t`i marrë 51 %. Kemi vija të kuqë me Serbinë, por duke pasë parasysh se çfarë dëmi po i bëhet Kosovës, është gati e pamundur të këtë koalicion me VV-në”, tha ai për Front Online.