-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Apeli për pushtetin: “Kujdes me drejtësinë e pavarur”

Në ditën kur u prangosën të dyshuarit për dallavere me rezerva shtetërore doli me video-deklarim.

Kryeministri Albin Kurti mes adresimit 3 minuta e 15 sekondësh të premten, hodhi akuza edhe për sistemin e drejtësisë që sipas tij po duan që ta pengojnë punën e mirë të qeverisë që drejton.

Në këtë avaz vazhdoi një ditë më vonë edhe vartësi i tij i Financave Hekuran Murati. Këtë qasje paragjykuese të pushtetit po e shohin me shqetësim njohësit e drejtësisë.

Shefi i ekzekutivit po akuzohet nga opozita se po linçon publikisht organin e akuzës, për të mbrojtur aferat e miqve të tij.

Edhe akuzat për drejtësi të kapur sipas Përparim Grudës nga PDK-ja,  nuk qëndrojnë pasi në të kaluarën këta prokurorë e gjyqtarë, morën vendime në favor të VV-së.

E kjo për ish-zëvendëssekretarin e MD-së, Ardian Bajraktari ndikon edhe në raportet ndërkombëtare.

Deklaratat e qeveritarëve i dënoi të shtunën edhe Shoqata e Prokurorëve, që i cilësoi si rrezik për hetimet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img