7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova me rritje ekonomike do të prijë edhe më 2018

Republika e Kosovës prinë me rritje ekonomike në rajon që nga viti 2015 sipas Bankës Botërore. Parashikimet janë që edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm të prijë me rritje ekonomike.

Në vitin 2015 Kosova kishte rritje ekonomike prej 4.1 për qind deri sa vendet e rajonit ishin prapa, edhe në vitin 2016 Kosova patë rritje të mirë ekonomike edhe pse ishte para vendeve të rajonit në krahasim me vitin 2015 kjo rritje do të jetë më e zbehtë në masën e 3.6 për qind, shkruan Telegrafi.

Banka Botërore ka parashikuar që rritja ekonomike e Kosovë për këtë vit do të jetë në masën e 3.9 për qind, kurse më 2018 rritja ekonomike do të shkojë në 4.2 për qind që është më e madhja në rajon.

Marco Mantovanelli, Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë, ka thënë se përkundër kësaj rritje ekonomike Kosova duhet të këtë rritje me të madhe.

“Pasqyra e rritjes ekonomike të Kosovës mbetet pozitive. Megjithatë, përkundër dëshmive të mirëseardhura për krijimin e vendeve të punës në vitin 2016, Kosova duhet ta bazojë rritjen ekonomike shumë më tepër në produktivitet të brendshëm dhe konkurrueshmëri më të madhe jashtë vendit, në mënyrë që të adresohen nivelet historikisht të larta të papunësisë, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe grave”, tha Mantovanelli.

Por pavarësisht rritjes ekonomike Kosova ka ngecur tek hapja e vendeve të reja të punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img