Mbrëmë rreth orës 23:30 ka ndodhur një përleshje fizike mes shtatë personave në një kafene në Vitomericë të Pejës.
Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në spital.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, u shpreh Gashi.