-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në darkën joformale në Athinë, pritet të marrë pjesë edhe Zelensky

Kryeministri Albin Kurti qëndron sot të shtetin që ai e viziton më së shpeshti, Greqinë. Atje është ftuar për një darkë joformale me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së. Sipas mediave greke, në darkë pritet të marrë pjesë edhe Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky.

Mediat greke raportuar se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka ftuar për një darkë joformale liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Mes tyre do të jetë edhe Kryeministri Albin Kurti.

Në agjendën e Kryeministrit të Greqisë, të publikuar në mediat greke, thuhet se të hënë (21 gusht), në orën 20:00 është planifikuar darka joformale me liderë të institucioneve evropiane për të ardhmen e rajonit, me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë pjesë e kësaj darke si dhe të martën paradite do të ketë një takim me homologun grek Mitsotakis.

Por ‘surpriza’ e mbrëmjes në Athinë do të jetë pjesëmarrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai ndodhet në një turne evropian, teksa ka vizituar Suedinë, Danimarkën dhe Holandën. Sipas mediave greke, pritet që kryeministri grek dhe presidenti ukrainas të zhvillojnë një takim së bashku, para mbajtjes së darkës informale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img