Një person është arrestuar dje në Ferizaj pasi i ka kanosur disa persona të familjes së tij.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se po ashtu gjatë intervenimit i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.