Bashkatdhetarë tanë kanë ndërtuar një urë të re e cila lidh 3 fshatra të Gjakovës. Ky investim është mirëpritur nga banorët e kësaj zone por edhe nga Komuna e Gjakovës.
Ura është me gjatësi mbi 20 metra, derisa është ndërtuar nga vëllezërit Sylaj. Kjo urë i lidh Vugovën, Brekocin, Zhubin dhe fshatrat e tjera. Bashkëatdhetari Kolë Sylaj, i cili këtë investim e ndien si borxh ndaj vendlindjes, thotë se ndërtimi i kësaj ure ka qenë shumë i nevojshëm për komunitetin e kësaj ane.
E kontributi i familjes Sylaj është mirëpritur edhe nga zyrtarët komunalë në Gjakovë. Ata thanë se ura e re i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme dhe është ndërtuar sipas standardeve të kërkuara.
Ndërkaq, banorët e këtyre fshatrave në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për këtë investim, urën e re e pagëzuan me emrin e vëllezërve Sylaj.