-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Aktorja kishte vetëm një person në shfaqje, por postimi i ndryshoi jetën

Vitet e para në teatër janë të vështira për shumë aktorë të rinj dhe një britanike, Georgie Grier, e përjetoi shumë.

Kur ajo vuri në skenë në Festivalin Fringe, në Edinburg, monologun që kishte shkruar dhe në të cilin interpretoi, të titulluar “Sunsets”, në publikun e saj ishte vetëm 1 person.

Por, asaj iu desh që të ndante historinë në Twitter, për t’u shitur të gjitha biletat të nesërmen.

Grier postoi një foto të saj duke qarë në rrjetet sociale, duke shkruar: “Ishte vetëm një person në audiencën time sot kur performova monologun tim. Është mirë, apo jo? ». Dëshpërimi i saj ishte i qartë, kështu që njerëz nga e gjithë bota nxituan t’i dërgonin mesazhe mbështetjeje. Edhe aktorët Ben Stiller dhe Vincent D’Onofrio e këshilluan atë të vazhdonte dhe të mos lejonte që një dështim ta dekurajonte.

Në fakt, postimi i saj, i cili duket se ka prekur shumë persona të ndjeshme, mblodhi mbi 14.5 milionë shikime dhe 51 mijë pëlqime.

Duhet theksuar se ka pasur edhe kritikë të saj, të cilët e akuzojnë se ka kryer të njëjtit “mashtrim” dy vite më parë.

Sipas tyre, ajo tha dy vite më parë: “Sapo fillova të qaja sepse të vetmit që erdhën në shfaqjen time ishin prindërit e mi. Por mendoj se dy janë më mirë se asnjë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img