Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë optimiste se do t’i fitojë zgjedhjet komunale në Prishtinë.
LDK përfundimisht do ta rimarrë Prishtinën, ka thënë ish-kryetari i kryeqytetit, Ismet Beqiri.
Ai ka thënë në RTK se është në listën e kandidatëve të mundshëm për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë.
Sipas tij, LDK ende nuk ka vendosur, duke thënë se kandidatin e LDK’së për Prishtinën do ta zgjedhin degët.
Beqiri është shprehur se për të do të ishte nder i madh nëse do të caktohej përsëri nga partia kandidat për kryetar të Prishtinës.