Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në MINT.
Statusin e tij të gjatë në Facebook ai e ka nisur duke shkruar: Kur çeshtja me karakter komplet civil tentohet te kthehet ne çeshtje penale si forme hakmarrje ndaj qeverise
Ky postim është shpërndarë edhe nga ministrja, Albulena Haxhiu.
“Kur lidhet një kontrate me element te huaj, ne mes shtetit dhe nje operatori ekonomik nderkombetar, ne te cilen percaktohet sakte sasia e mallit qe do te vie, çmimi dhe pagesa dhe pavaresisht mosardhjes se mallit ose ardhjes se kufizuar te saj ne Kosove, nuk mund te kete karakter tjeter pervecse civil”, ka shkruar ndër të tjera Sallahu.