Ditën e sotme është arrestuar një person i kërkuar në Kaçanik.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej 60 ditëve.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth 09:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Dubravë, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin R.I (M/K), i moshës 41vjeçar, sepse i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë ( 60 ) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.