7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

700 familje nga 13 komuna pritet të përfitojnë nga subvencionimi 10-milionësh i efiçiencës

Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisë është në fazë e dizajnimit të projektit për zbatimin e masave të efiçencës për banesat sociale.

Fillojetë Konjuhi, nga ky institucioni ka konfirmuar se 700 familje me asistencë sociale nё gjithsej 13 komuna tё Kosovës do të përfitojnë nga ky projekt.

Sipas saj, janë 10 milionë euro që do të shfrytëzohen për zbatimin e projektit, duke shtuar se pritet që të ketë edhe projekte të reja.

“Janё 10 milionё euro tё tjera qё ёshtё projekt pёr implementimin e masave tё efiçiencёs nё banesat sociale dhe kёtu janё pёrfituese njёzet e nёntё ndёrtesa nё trembёdhjetё komuna, ku pritet tё pёrfitojnё 700 familje me asistencё sociale dhe tashmё projekti ёshtё nё fazёn e dizajnimit tё ndёrtesave dhe pritet shumё shpejt qё tё fillojё punimet nё to”, tha Konjuhi pёr Ekonomia Online.

“Sa i pёrket thirrjeve publike tё reja, me siguri qё kjo nuk do tё jetё thirrja e fundit por jemi nё proces e sipёr pёr tё parё mundёsinё qё gjithsesi t’i dalim qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs pёrsёri nё ndihmё me projekte tё tilla”, u shpreh ajo.

Përderisa ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë shpenzuar paktёn 250 KË energji në dy vjetët e fundit të aplikojnë për subvencione pёr termoizolimin e mureve të jashtme, tё kulmit si dhe ndërrimin e dritareve e dyerve.

Sipas saj, ndonёse masa maksimale subvecionimit ёshtё 45%, nёse gruaja ёshtё pronare e shtёpisё ose nёse prona ёshtё nё bashkёpronёsi tё dy bashkëshortëve atёherё jepet njё shtesё prej 5% duke e bёrё kёshtu mbulimin nga subvencioni 50%, pa e kaluar shumën prej 5 500 eurove.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img