Në komunikatën e lëshuar dje nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është përmendur me emër e mbiemër prokurori i rastit ku u arrestuan tre persona si të dyshuar për “aferën e vajit”, gjithashtu edhe sot ministri i Financave, Hekuran Murati, duke sulmuar gjyqësorin, ka përmendur ka përmendur me emër prokurorin Milot Krasniqi, që po merret me hetimet e një rasti tjetër, dhe kjo është shumë shqetësuese, kur politikanët apo të emëruarit nga politika etiketojnë prokurorë.
Pas arrestimeve të dy zyrtarëve në Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe pronarin e restorantit “Bukë e Zemër”, që raportohet të jetë sekseri i kryeministrit Kurti, në skandalin me vajin, përmes një reagimi sakndaloz kishte dalë MINT, ku akuzonte mediat e gjyqësorin, ndërsa përmendi me emër e mbiemër edhe prokurorin e rastit.
Por nuk vonoj shumë dhe në skenë doli kryeministri Albin Kurti, me një video-incizim, ku bëri akuza të rënda ndaj medias e gjyqësorit.
Për të mos mjaftuar e gjithë kjo, sot ministri i Financave, Hekuran Murati, duke përmendur një rast ku prokurori është përmendur me emër dhe mbiemër.
Për këtë ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke thënë se ata që përmendin me emra dhe mbiemra prokurorë apo gjyqtarë ka mundësi që ai politikanë është duke u hetuar për korrupsion.
“Në momentin qe nje minister ose politikan fillon me i linçu publikisht me emer dhe mbiemer policët, prokurorêt apo gjykatësit e caktuar, mundësitë që ai minister apo politikan është duke u hetuar per korrupsion janë shumë të mëdha!” , ka shkruar Miftaraj.