9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj: Mësimdhënësit po kërkojnë pushime për të ikur jashtë vendit

Mësimdhënësit janë gati për të filluar procesin mësimor me 1 shtator, por sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), fajet i ka Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për mos-shpërndarjen e teksteve shkollore.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, në një intervistë për KosovaPress thotë se nëse tekstet do silleshin me kohë, çdo gjë do të ishte gati për të filluar vitin shkollor, porse sipas tij, MASHTI është vonuar në këtë drejtim.

“Edhe ky vit shkollor po fillon me mungesë të kushteve të mira në shkolla”, tha ai, transmeton klankosova.tv.

Duke renditur shqetësimet e njëpasnjëshme, Jasharaj thotë se ka informacione se disa nga mësimdhënësit po kërkojnë pushime njëvjeçare për të shkuar jashtë vendit për një punë më të mirë, për të cilën shprehet i brengosur se të njëjtit nuk do të kthehen më.

Tutje ai shtoi se qeveria duhet të investojë në mjete digjitale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img